Wednesday, May 1, 2013

Djemtë që ruajnë qytetin e Krishtit


Në Rio de Zhaneiro të Brazilit vazhdojnë përgatitjet për pritjen e evenimentit më të madh të futbollit, Kupës së Botës 2014.

Por përveç restaurimit të stadiumeve në Rio, i njohur ndryshe si qyteti i Krishtit, po punohet edhe për vendosjen e rendit publik, për t’u ofruar tifozëve që do të mbërrijnë nga e gjithë bota një ambient sa më të sigurtë.

Vëmendja është përqendruar në 'favelas', siç njihen ndryshe lagjet periferike të qytetit të madh, ku për shkak të varfërisë mbizotëron dhuna dhe krimi.

Për këtë arsye, në fushë kanë zbritur forcat speciale të policisë, të cilat kanë hyrë në një prej lagjeve që është pikërisht nën “mbikëqyrjen” e statujës gjigante të Krishtit.

Vëllezërit takohen pas 80 vitesh


Dy vëllezërit, Fred dhe Ron Boyes, kanë jetuar për 80 vjet të ndarë, ndërsa kanë qenë vetëm 200 kilometra larg njëri-tjetrit.
Ata ishin adoptuar nga dy familje të ndryshme në vitet e tridhjeta, njëra ka jetuar në Derbyshire, kurse tjetra në Oxfordshire të Britanisë së Madhe.

Pas takimit mjaft emotiv, dy vëllezërit kanë kuptuar se kishin bërë të njëjtën punë në aviacionin britanik, kishin luajtur si anësor të djathtë në futboll dhe të dy e kanë emëruar njërën nga vajzat e tyre me të njëjtin emër – Wendy.

Mirëpo, tregimi nuk përfundon këtu, sepse njeriu që e ka bërë të mundur takimin mes tyre, ka thënë se ata kanë edhe dy vëllezër të tjerë dhe motra, të cilët janë duke i kërkuar.

Monedha pesëcentëshe blihet për 3.1 milionë dollarë


Monedha pesëcentëshe blihet për 3.1 milionë dollarë

Një prej monedhave të rralla dhe shumë të kërkuara në SHBA, pesë centë amerikanë, të njohur si “Liberty Head” që ishin në qarkullim në vitin 1913, është shitur në një ankand në Çikago për3.1 milionë dollarë, ka bërë të ditur agjencia UPI.
Kjo monedhë është vlerësuar sidomos nga koleksionistët numizmatikë, sepse deri më tani dihet se ekzistojnë vetëm pesë kopje. Monedha pesëcentëshe ishte riprodhuar paligjshëm në vitin 1913, por së shpejti pasi ishin vënë në qarkullim, ishte ndërprerë edhe zyrtarisht prodhimi i tyre – transmeton Shekulli.

Monedha “Liberty Head“ ka një histori të pazakontë. Koleksionisti George Walton nga Karolina e Veriut e ka blerë në vitin 1941 për 3.700 dollarë. Në vitin 1962 ai vdiq në një fatkeqësi ajrore dhe me të në rrënojat është gjetur edhe monedha e çmuar, e cila së bashku me veprat e tij i është dorëzuar familjes së tij.

Trashëgimtarët e Waltonit nuk i kanë dhënë shumë rëndësi mbledhjes së monedhave dhe medaljeve për 40 vjet, të cilat i kishte mbuluar pluhuri, për aq kohë sa pronarët e rinj zbuluan se Shoqata Amerikane Numizmatike (American Numismatic Association) po kërkon monedha të rralla, për të cilat ofron një milion dollarë.

Megjithatë, pronarët aktualë nuk kanë shpejtuar për të shitur monedhën e çmuar. Kështu, monedha shumë e kërkuar “Liberty Head"„ është shitur në një ankand të organizuar të enjten nga një shtëpi ankandesh “Heritage“ në Çikago në bashkëpunim me Jeff Garrett dhe Larry Lee. Të dy pronarët e rinj thonë se kanë bërë një marrëveshje të mirë.

Rihanna, një Stirling Moss 1 milion $ për Chris

Këngëtarja Rihanna sapo ka shpenzuar një shifër prej 1 milion dollarësh duke i blerë kështu një makinë Mercedes Benz Stirling Moss të dashurit të saj Chris Bronn për ditëlindje.

Burimi:

ikub.al

Një dhuratë e tillë ka fituar menjëherë vëmendjen e publikut, pasi tregon sesa e madhe është dashuria e saj për Chrisin.

Kjo dhuratë do t’i bëhet atij më 5 maj, ditën që ai mbush 24 vjeç. Rihanna po ashtu e ka personalizuar veturën, duke vendosur inicialet e tij në sediljet e kuqe të makinës.
Mercedes Benz Stirling Moss


Mercedes-Benz SLR Stirling Moss, është një ekzemplar i limituar i markës se famshme Mercedes Benz, e hedhur ne treg për here te pare ne vitin 2009. Deri tani janë prodhuar vetëm 75 njësi. Ajo ka një fuqi prej 620 kuajsh, shpejtësi maksimale 350 km-ore, dhe përshpejtim nga 0 deri ne 100 km/ore për 3.5 sekonda.
 

Tradhtia, Irina e merr seriozisht, ikën nga shtëpia...

Siç është e bere me ditur edhe me pare, seks-bomba braziliane Andresa Urach, ka deklaruar se ka pasur marrëdhënie seksuale me Ronaldon në një hotel në Gjermani.

Burimi:

BalkanWeb

Dhe duket se ky zbulim ka tronditur rëndë lidhjen e Christiano-s me Irina-n, pasi kjo e fundit është zemëruar tej mase dhe pasi kanë pasur një grindje të ashpër, është larguar nga shtëpia e tij.

Edhe pse ende nuk ka asgjë përfundimtare nëse lidhja e tyre ka marrë fund apo jo, sipas miqve të tyre, gjërat nuk janë aspak mirë mes tyre. Sipas miqve të ciftit, Irina është e inatosur dhe shprehet se nuk mund ta kuptojë sesi ai ka mundur ta tradhtojë me një femër të tillë e cila nuk ka as gjysmën e bukurisë që ka ajo.

Në anën tjetër, Ronaldo i ka quajtur trillime dhe mashtrime deklaratat e “Miss Bub Bum”, duke thënë se ajo e ka bërë këtë vetëm për të fituar famë. “Dua të saktësoj se gjithçka në lidhje me këtë spekulim është një shpifje e ulët dhe se unë ndjehem shumë i irrituar nga kjo përpjekje për të dëmtuar jetën time personale”, është shprehur ai.  

Më thuaj sa vjeç je, të të them se çfarë të hash

Ushqyesit në trupin tuaj shkaktojnë ndryshime, ndërsa mosha juaj rritet, gjë që do të thotë se ajo që ju bëri mirë në moshën 20-vjeçare, mund të mos funksionojë po aq mirë në moshën 40-vjeçare. Ndiq këto këshilla për të përmirësuar shëndetin fizik dhe mendor…

Burimi:

shqip

Kur je 20, ha salmon

Të njëzetat nuk janë gjithmonë kohë thjesht qejfi dhe gallate, por për fat të mirë, përtypja e këtij peshku të ujërave të ftohta, mund të ndihmojë për të parandaluar apo trajtuar depresionin, një gjendje ku gratë kanë gati dy herë më shumë shanse të bien sesa burrat.

Për fat të keq, një e katërta e krizave të jetës janë që të gjitha tepër të zakonshme. Studimet tregojnë se depresioni ka më shumë gjasa të zhvillohet fillimisht mes moshës 15 dhe 34 vjeç. Por salmoni është i pajisur me acide yndyrore omega-3, të cilat mund të stabilizojnë ndjenjat e tua duke rritur nivelin e serotoninës, lëndës që të bën të ndihesh mirë.

“Në moshën 20-vjeçare ka gjasa që ju po punoni shumë dhe po kaloni kohë me shoqërinë e ndoshta nuk keni kohë për të gatuar, kështu që bazoheni më së shumti te dy vakte të paragatuara. Nëse dy herë në javë përdorni salmonin, atëherë bëni shumë mirë”, thotë Ruth Frenchman, një autore librash mbi dietat. “Nëse përzieni salmonin me sallatë dhe me pak majonezë me yndyrë të ulët për drekë, mund t’iu shijojë shumë.”

Në moshën 30 vjeç: vezë dhe spinaq
Kjo është koha kur ju bëni fëmijë, kështu që ka gjasa që jeni njëkohësisht duke ushqyer fëmijën me gji apo jeni shtatzënë. Mbajeni veten mirë me një omletë me spinaq dhe qumësht çdo mëngjes. E verdha e vezëve dhe spinaqi përmbajnë kolinë, një ushqyes që ndihmon trurin e fëmijës të zhvillohet siç duhet. Instituti i Mjekësisë rekomandon konsumimin e 425 mg koline në të gjithë kohën, 450 mg nëse jeni shtatzënë dhe 550 mg nëse po jepni ushqim me gji.

Një vezë e madhe do të japë 145 mg kolinë dhe një gjysmë kupe me spinaq do të të japë 240 mg. Spinaqi ka më shumë prioritet, sepse përmban edhe një ushqyes tjetër të vlefshëm për nënat, folatin, i cili ndihmon në shmangien e lindjeve me defekte. Një gjysmë gote me spinaqin e gatuar lehtë jep rreth 130 mcg folat, një e treta e asaj që rekomandojnë mjekët për gratë në këtë moshë. Kur je shtatzënë, duhet të synohet 600 mcg dhe kur je me qumësht, duhet të synosh 500 mcg. Nëse nuk arrin këto nivele përmes dietës, mund të pyesësh mjekun nëse marrja e suplementeve është një ide e mirë.

Kur je 40: mish viçi pa dhjamë dhe brokoli
Për ata që dashurojnë hamburgerët në këtë moshë, kjo është fat. Mishi i viçit pa dhjam përmban shumë hekur, një ushqyes që ndihmon në prodhimin e qelizave të kuqe të gjakut, furnizuesit e trupit me oksigjen dhe që mbajnë nivelin e energjisë lart. Mjekët rekomandojnë 18 mg në ditë për gratë në moshën 40 vjeç dhe 27 mg gjatë shtatzënisë. Nevojiten 9 mg kur je me qumësht. Rreth 120 gramë mish do të sigurojnë 4 mg hekur. Por, për shkak se mjekët e kancerit rekomandojnë kufizimin e konsumit të mishit të kuq në rreth 520 gramë në javë, më shumë se kaq mund të shkaktojë sëmundje zemre dhe rrezik kanceri, duhet të kërkohet hekur nga burime të tjera, si karkalecat e detit apo farat e kungullit. Kur je në të dyzetat, është gjithashtu me rëndësi kritike të konsumosh zarzavate si brokoli, për shkak se reduktojnë rrezikun e kancerit të gjirit.

Në të 50-at: jo ose vetëm kos me yndyrë të ulët
Ju duhet të keni dëgjuar për përfitimet e shumta që vijnë nga kosi me nivel yndyre të ulët ose pa yndyrë. “Estrogjeni përmban kalcium në kockat tuaja, por pas menopauzës, ju filloni të humbni estrogjen, dhe rrjedhimisht humbisni kalcium dhe fuqinë e kockave”, thotë Joan Salge Blake, një nutricien. Kosi siguron afërsisht 300 mg ose një të katërtën e kalciumit ditor të nevojshëm. Për pjesën tjetër, pini qumësht pa yndyrë dhe lëng portokalli të fortifikuar me kalcium apo hani djathë me yndyrë të reduktuar.

Për të ndihmuar trupin tuaj të absorbojë kalciumin, flisni me mjekun për mundësinë e marrjes së suplementit me vitaminë D, megjithëse ju mund ta merrni këtë vitaminë edhe përmes ushqimeve, si kërpudhat apo nga dielli. Gjithsesi është e vështirë të marrësh vitaminë D mjaftueshëm përmes dietës.

Bishtajore në moshën 60-vjeçare
Ka një këngë që këndohet në shkollat fillore në SHBA: “Groshët, groshët, janë të mira për zemrën”. Kjo është në fakt edhe shkencërisht e vërtetë. Të gjitha llojet e bishtajoreve, bizelet, bathët, groshët apo grosha qorre etj., përmbajnë nivel të lartë potasi, gjë që ndihmon në uljen e presionit të gjakut, një faktor i njohur për sëmundjet e zemrës.

Këto mrekulli të vogla janë gjithashtu të pasura me fibra, të cilat ju ndihmojnë të ndiheni të ngopur dhe të mbani një peshë të shëndetshme. Lufta kundër obezitetit dhe presionit të lartë të gjakut është e rëndësishme pas kësaj moshe, sepse gratë mbi 55 vjeç kanë dy herë më shumë gjasa të goditen nga një atak kardiak në krahasim me burrat apo gratë më të reja.

Dikur femra më e bukur në Botë, sot “Zonja Celuliti”

Këngëtarja e famshme tregoi lëkurën e saj si portokall kur po shkonte në palestër ditën e hënë.

Burimi:

Top Channel

Stërvitet rregullisht dhe është votuar dikur si femra më e bukur në planet, por Britney Spears tashmë mund të quhet “zonja Celulit”.

Këngëtarja e famshme tregoi lëkurën e saj si portokall kur po shkonte në palestër ditën e hënë.
Ajo kishte veshur një palë pantallona të shkurtra dhe pamja nuk ishte sigurisht e bukur.