Thursday, May 2, 2013

Mund te shpetosh jeten tende ose te dikujt tjeter.

SI TI MBIJETOJMË NJË SULMI NË ZEMËR KUR JEMI VETË?

Ka shumë raste të sulmit në zemër tek personat, e që në atë moment kanë qenë të vetëmuar.

Zëmra fillon te rrahë në mënyrë jo të rregullt dhe viktima fillonë të zbehet, ka vetëm rreth 10 sekonda për të reaguar para humbjes së vetëdijes.

Megjithatë, këto viktima mund të ndihmojnë veten e tyre duke u kollitur në mënyrë të vazhdueshme dhe shumë fuqishëm.
Një frymëmarrje e thellë duhet të merret para çdo kolli, kolli duhet të jetë i thellë dhe i zgjatur, si kur deshirojmë te pështymë nga thellësia e gjoksit.

Një frymëmarrje dhe një kollë duhet të përsëritet për çdo dy sekonda derisa zemra të ndihet me e stabilizuar.

Frymëmarrja e thellë e merr oksigjenin në mushkëri dhe lëvizjet e kollitjes e shtrydhin zemrën për ta mbajtur gjakun në qarkullim.

Tregojuni sa më shumë njerëzëve të jetë e mundur në lidhje me këtë. Ajo mund të shpëtojë jetën e tyre!


Anaidi nxit debat; Ofeza të rënda mes banorëve. Rikja: ”Do më vinte turp të isha si Joana”

Elona me Riken ndodhen në dhomën e ndënjes dhe po diskutojnë me njëra tjetrën për lojën që Rikja po bën me Viganin dhe Edberin të cilët u përgatitën për të fjetur me Riken. Dy djemtë kanë bashkuar krevatet dhe shtruar çarçafët duke bërë gati çdo gjë për të fjetur në darkë me Riken. Por Anaidi fillon të nxisë debat duke i thënë Elonës që Rikja do flerë me dy djem njëkohësisht. Elona i përgjigjet se Rikja është e rritur tashmë dhe e di vetë se çfarë bën dhe me kë fle. Sipas Anaidit Elona është personi më paragjykues e cila i gjykon njerëzit edhe kur flenë tek për tek jo më me dy persona njëkohesisht. Ajo i përgjigjet që aty ku është për të gjykuar, gjykon. Në debat fillon duke u përfshirë edhe Joana e cila ndërhyn me komentet e saj për këtë situatë. Rikja ndërhyn dhe i përgjigjet Anaidit dhe Joanës që kjo është një çështje që i përket asaj dhe nuk kanë pse përfshijnë Elonën.

Joana teksa nxit sherrin mes Anaidit me Riken dhe Elonën, përfshin edhe Eldorën dhe i thotë se ajo tashmë ka mbetur vetëm me Riken dhe Elonën sepse nuk ka me kë të rri tjetër. Rikja i përgjigjet se edhe Joana vetëm me Anaidin ka mbetur. Anaidi i shprehet Rikes se ai është sa për 100 dhe nuk ka nevojë për tjetër. Elona ndërkohë e këshillon Anaidin që të mos ketë kaq shumë siguri te vetja dhe mos ta mbivlerësojë aq shumë atë. Teksa vazhdojnë të “acarojnë” njëri-tjetrin Elona i thotë Joanës se është aktorja më e mirë e kësaj shtëpie për mënyrën se si ajo sillet. Joana “tallet” me fjalët e Elonës duke qeshur me ironi dhe i drejtohet Rikes duke e etiketuar si “Karafile”. Rikja duke ruajtur qetësinë i përgjigjet se ajo është lule dhe jo karafile dhe se do i vinte turp të ishte si ajo. Në këtë debat ndërhyn edhe Iliri i cili i drejtohet me një pyetje Joanës se përse e cilëson si të tillë Riken. Sipas tij nëse Rikja është karafile, Joana i bie të jetë “Banane”. Ky krahasim shkakton të qeshura te Elona dhe Rikja, por nga ana tjetër kalon në ofeza shumë të rënda ndaj njëri tjetrit.

Elona i thotë Joanës që bën mirë të mos flasë sepse ajo i bëri “zbor” Elenës vetëm sepse ndënji me Anaidin dhe u ndje xheloze. Sipas saj Joana është shumë e pafytyre dhe kur flet prapa krahëve për Anaidin imagjino për të tjerët. Ofezat mes banorëve vazhdojnë edhe më tej. 

Wednesday, May 1, 2013

Bleona regjistron në studion historike, “Jim Henson Studios”

Këngëtarja Bleona Qereti së fundmi po kalon mjaft kohë në studio,duke regjistruar materiale të reja muzikore për tregun amerikan.

Burimi:

Indeksonline

Jim Henson Studios
“Bleona ka punuar shumë gjatë fundjavës për të incizuar singel-in për fansat e saj, në studion historike Jim Henson Studios në LA!”, thuhet në faqen e këngëtares në rrjete sociale, ku janë publikuar edhe fotografi nga seanca e incizimit.
Jim Henson Studios quhen edhe legjendare, pasi aty jane krijuar shuemvariete dhe spektakle, nder te cilat edhe seriali i famshem Mappet Show.
Gjatë muajit maj, Bleona do të udhëtojë drejt Francës, për të marrë pjesë në Festivalin e Filmit të Kanës që mbahet nga 15 - 26 maj.
 

Video tronditëse rrëzimit të një avioni

Një avioni tipit Boeing 747, është rrezuar te hënën ne Bagram te Afganistanit.

Burimi:

ikub.al

Avioni ne pronësi te ushtrisë amerikane është rrezuar menjëherë pasi ai është ngritur nga aeroporti. Ende nuk dihen shkaqet e vërteta, por sipas te dhënave te para kushtet atmosferike duhet te jene shkaku me i mundshëm.
Ne avionin ndodheshin edhe 7 anëtare te ekuipazhit, si edhe 5 mjete vete lëvizëse ushtarake.
Ngarkesa mundet qe te jete gjithashtu një arsye e rrëzimit, pasi mendohet se ato ishin te lire ne bordin e avionit, çka nuk ka lejuar atë te marre lartësinë e nevojshme nga toka.
Me poshtë është edhe videoja, por kujdes, ajo është me pamje te renda, si edhe me një shpërthim te fuqishëm, rreth 1’13’’ pas fillimit te videos.

Ja nga kush ruhet Sali Berisha dhe vishet me antiplumb edhe në mes të vapës!


Daljet e fundit publike të kryeministrit me jelek antiplumb madje edhe në piskun e vapës si dhe shtimi I jashtëzakonshën I rojeve personale, duket se kanë për bazë një rrezik që I kanoset jetës së tij. Kështu sipas gazetës, Dita e cila është marrë që prej daljes së saj në treg me çështjen e konfliktit mes familjes Haklaj dhe kryeministrit Sali Berisha, aludon se se frika e Berishës mund të vijë nga ky i ri ne foto, nip i Haklajve, i larguar nga Shqipëria në maj të vitit 2002, pas vrasjes së babait të tij në Tropojë. Atij nuk i lejohet që të hyjë në Shqipëri, edhe pse nuk është në kërkim dhe nuk ka kryer ndonjë vepër penale. Madje sipas gazetës Dita, në gusht të vitit 2009 ka pasur një incident me të, që ka vënë në alarm truprojat e Berishës.
Në një nga dëshmitë e mëparshme, kjo e përditshme ka raportuar se atë ditë kur u vra Azem Hajdari, Haklajt në fakt kishin ardhur në Tiranë me një tjetër qëllim. Shënjestra e tyre duket se ka qenë kryetari i PD në atë kohë, Sali Berisha.

Djemtë që ruajnë qytetin e Krishtit


Në Rio de Zhaneiro të Brazilit vazhdojnë përgatitjet për pritjen e evenimentit më të madh të futbollit, Kupës së Botës 2014.

Por përveç restaurimit të stadiumeve në Rio, i njohur ndryshe si qyteti i Krishtit, po punohet edhe për vendosjen e rendit publik, për t’u ofruar tifozëve që do të mbërrijnë nga e gjithë bota një ambient sa më të sigurtë.

Vëmendja është përqendruar në 'favelas', siç njihen ndryshe lagjet periferike të qytetit të madh, ku për shkak të varfërisë mbizotëron dhuna dhe krimi.

Për këtë arsye, në fushë kanë zbritur forcat speciale të policisë, të cilat kanë hyrë në një prej lagjeve që është pikërisht nën “mbikëqyrjen” e statujës gjigante të Krishtit.

Vëllezërit takohen pas 80 vitesh


Dy vëllezërit, Fred dhe Ron Boyes, kanë jetuar për 80 vjet të ndarë, ndërsa kanë qenë vetëm 200 kilometra larg njëri-tjetrit.
Ata ishin adoptuar nga dy familje të ndryshme në vitet e tridhjeta, njëra ka jetuar në Derbyshire, kurse tjetra në Oxfordshire të Britanisë së Madhe.

Pas takimit mjaft emotiv, dy vëllezërit kanë kuptuar se kishin bërë të njëjtën punë në aviacionin britanik, kishin luajtur si anësor të djathtë në futboll dhe të dy e kanë emëruar njërën nga vajzat e tyre me të njëjtin emër – Wendy.

Mirëpo, tregimi nuk përfundon këtu, sepse njeriu që e ka bërë të mundur takimin mes tyre, ka thënë se ata kanë edhe dy vëllezër të tjerë dhe motra, të cilët janë duke i kërkuar.