Thursday, May 2, 2013

Anaidi nxit debat; Ofeza të rënda mes banorëve. Rikja: ”Do më vinte turp të isha si Joana”

Elona me Riken ndodhen në dhomën e ndënjes dhe po diskutojnë me njëra tjetrën për lojën që Rikja po bën me Viganin dhe Edberin të cilët u përgatitën për të fjetur me Riken. Dy djemtë kanë bashkuar krevatet dhe shtruar çarçafët duke bërë gati çdo gjë për të fjetur në darkë me Riken. Por Anaidi fillon të nxisë debat duke i thënë Elonës që Rikja do flerë me dy djem njëkohësisht. Elona i përgjigjet se Rikja është e rritur tashmë dhe e di vetë se çfarë bën dhe me kë fle. Sipas Anaidit Elona është personi më paragjykues e cila i gjykon njerëzit edhe kur flenë tek për tek jo më me dy persona njëkohesisht. Ajo i përgjigjet që aty ku është për të gjykuar, gjykon. Në debat fillon duke u përfshirë edhe Joana e cila ndërhyn me komentet e saj për këtë situatë. Rikja ndërhyn dhe i përgjigjet Anaidit dhe Joanës që kjo është një çështje që i përket asaj dhe nuk kanë pse përfshijnë Elonën.

Joana teksa nxit sherrin mes Anaidit me Riken dhe Elonën, përfshin edhe Eldorën dhe i thotë se ajo tashmë ka mbetur vetëm me Riken dhe Elonën sepse nuk ka me kë të rri tjetër. Rikja i përgjigjet se edhe Joana vetëm me Anaidin ka mbetur. Anaidi i shprehet Rikes se ai është sa për 100 dhe nuk ka nevojë për tjetër. Elona ndërkohë e këshillon Anaidin që të mos ketë kaq shumë siguri te vetja dhe mos ta mbivlerësojë aq shumë atë. Teksa vazhdojnë të “acarojnë” njëri-tjetrin Elona i thotë Joanës se është aktorja më e mirë e kësaj shtëpie për mënyrën se si ajo sillet. Joana “tallet” me fjalët e Elonës duke qeshur me ironi dhe i drejtohet Rikes duke e etiketuar si “Karafile”. Rikja duke ruajtur qetësinë i përgjigjet se ajo është lule dhe jo karafile dhe se do i vinte turp të ishte si ajo. Në këtë debat ndërhyn edhe Iliri i cili i drejtohet me një pyetje Joanës se përse e cilëson si të tillë Riken. Sipas tij nëse Rikja është karafile, Joana i bie të jetë “Banane”. Ky krahasim shkakton të qeshura te Elona dhe Rikja, por nga ana tjetër kalon në ofeza shumë të rënda ndaj njëri tjetrit.

Elona i thotë Joanës që bën mirë të mos flasë sepse ajo i bëri “zbor” Elenës vetëm sepse ndënji me Anaidin dhe u ndje xheloze. Sipas saj Joana është shumë e pafytyre dhe kur flet prapa krahëve për Anaidin imagjino për të tjerët. Ofezat mes banorëve vazhdojnë edhe më tej. 

No comments:

Post a Comment