Në  Klinikën e Neurokirurgjisë së Qendrës Klinike Universitare të Kosovës,  është operuar   me sukses  pacienti N. Elshani, rast tejet i rrallë, me tumor 5 kilogramësh që përveç trurit, kishte përfshirë edhe pjesët e tjera të fytyrës.
Operacioni ka zgjatur më shumë se 10 orë dhe  është kryer me datën 26.07.2012
( e enjte), nga ekipi i mjekëve i udhëhequr nga Prof. dr.Arsim Morina, neurokirurg, Dr. Agim Berisha, kirurg plastik, Dr. Agon Meka, Dr. Qamile Morina, anesteziologe, Dr. Imer Sejdiu, instrumentarja Sanije Dervishi dhe tekniket e anestezionit  Alldina Suljmani dhe Sadete Arifi.

Pacienti Elshani kishte tumor  të turit  që kishte përfshirë ashtin dhe lëkurën, duke dalë jashtë lëkurës  duke  penguar edhe pjesën e                                                                                                                                                                                                                             poshtme të fytyrës.
Pacienti pas operacionit
I njëjti pacient më herët ishte kërkuar ndihmën mjekësore në  Tiranë, Shkup e Beograd, por për shkak të rrezikshmërisë së madhe i ishte thënë se nuk mund të operohet.
Në lidhje me këtë rast, nesër ( e martë) në ora 12:00, në  Klinikën e Neurokirurgjisë do të organizohet konferencë për media ku do të jepen detaje shtesë rreth rastit në fjalë...