Tuesday, April 30, 2013

33 artistët më të famshëm shqiptarë, ose me origjinë shqiptare

Ata ia kanë dalë të fitojnë një emër në Shqipëri. Më pas ia kanë dalë që nëpërmjet këtij emri të përcjellin vlerat e kombit tonë në mbarë botën. Në të gjitha kohërat ka pasur shumë shqiptarë që kanë shërbyer si ambasadorë të kulturës dhe vlerave shqiptare në botë. Dhe në këtë kohë, ja cilët janë shqiptarët fama e të cilëve shkoi përtej kufijve të vendit tonë.

1. Robert De Niro, aktor

Kemi dëgjuar për mjaft personazhe të famshëm për të cilët spekulohet se kanë në venat e tyre gjak shqiptari, por që kjo të ndodhte për të famshmin Robert de Niro, nuk na kishte shkuar mendja.

Natën e parafundit të festivalit të 61-të italian të këngës, “Sanremo”, i ftuari special, Robert de Niro, e pohoi me gojën e tij në “Rai 1”, se origjinën e ka të përzier mes Siçilisë dhe Shqipëri. De Niro, që pa hamendje mund të thuash se është aktori më i mirë në botë, edhe në faqen zyrtare të “Wikipedias” në biografinë e De Niros, shkruhet se babai i tij ka qenë shqiptar.

2. Ana Oxa – këngëtare, Itali

Këngëtarja e njohur italiane ka pranuar se babai i saj ka mbërritur në Itali nga Shqipëria dhe pikërisht nga Kruja.

3. Sandra Bullock, aktore SHBA

Është bërë e ditur se babai i Sandra Bullock është me origjinë shqiptare.

4. James Belushi – aktor, SHBA

Aktori i famshëm amerikan, James Belushi, dhe vëllai i të ndjerit John Belushi, është me origjinë shqiptare.

5. Angjelin Prelocaj

Balet-maestro i Parisit, Angjelin Prelocaj, është fitues i një sërë çmimesh ndërkombëtare.

6. Eliza Dushku – aktore, SHBA

Aktorja e cila luajti përkrah Robert de Niros dhe Leonardo Di Caprio-s në filmin “Historia e një djali”, është me origjinë shqiptare.

7. Agim Kaba – aktor, SHBA

Shumë pak e dinë se djaloshi simpatik që ka luajtur në telenovelën “Ndërsa bota rrotullohet”, është me origjinë shqiptare.

8. Stan Dragoti – regjisor, SHBA

Regjisori dhe producenti hollivudian e bëri të ditur para disa vjetësh kur mbërriti në Shqipëri, prejardhjen e tij shqiptare.

9. Emina Cunmulaj – modele, SHBA

Supermodelja me origjinë shqiptare, Emina Cunmulaj, është shpallur ylli i ri i revistës së famshme te fotomodeleve “Elite” dhe “Vogue” në SHBA.

10. James Biberi – aktor, SHBA

Aktor në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ndërkohë që prindërit e tij janë shqiptarë.

11. Kristine Elezaj – këngëtare

E njohur si “Kebe” tek fansat e saj, është një këngëtare shqiptaro-amerikane. Ajo është bërë mjaft e famshme në SHBA. Kristina e lancoi këngën e parë “Let You know” një vit më pare e ndjekur nga “Souvenirs”. Elezaj para ca ditësh doli e 53-ta në çmimet “Grammy”.

12.Laureta Meci – aktore, SHBA

Laureta Meci, e lindur në Kuçovë, ka përfunduar shkollën prestigjioze të aktrimit “Stella Adler” në Nju-Jork dhe po avancon me karrierën e saj.

13. Ilir Shaqiri – balerin, Itali

Balerin i famshëm shqiptar në Itali, u bë i njohur nga programi televiziv “Amici”.

14. Kledi Kadiu – balerin, Itali

Balerin shqiptar me famë të madhe në Itali, pas pjesëmarrjes dhe suksesit të tij në programin televiziv “Amici”.

15. Leon Cino – balerin, Itali

Si shumë balerinë të tjerë shqiptarë, edhe Leon Cino u bë i njohur shumë shpejt në Itali.

16. Klajdi Selimi – balerin, Itali

Sërish një balerin shqiptar që u bë shumë shpejt protagonist i programit “Amici”.

17. Donald Llambro – gazetar

Ai është një nga gazetarët më të njohur në SHBA. Aktualisht është shef i korrespodencës politike në gazetën “The Washinton Times”. Ai është lindur më 14 korrik 1940 në Masacusets nga prindër shqiptarë. Është i martuar dhe ka një djalë. Një nga artikujt e tij më të spikatur është zbulimi i disa kundërthënieve në debatin presidencial mes Xhon Kerri dhe Xhorxh Bush.

18.Tedi Papavrami – violinist, Francë

I lindur në Tiranë, ai studioi në konservatorin kombëtar “Superieur de Musique” në Paris. Ai ka interpretuar në shumë skena të botës.

19. Saimir Pirgu – tenor

Pavarësisht se në moshë të re, Saimir Pirgu u bë shumë shpejt i njohur si tenor, duke fituar një sërë çmimesh në Itali.

20.Fadil Berisha-fotograf

Cilësohet si fotografi më i madh në botë. Fadil Berisha është shqiptar. Disa nga personalitet që janë klientë të studios janë emra të tillë si: Halle Berry, Placido Domingo, Snoop Dog, Bill Clinton, Donald Trump, etj.

21.Hila Popaj – ish-aktor, SHBA (Chinatown)

Ata që kanë parë seritë e filmit “Ninja” duhet ta kenë parë pa e ditur se ai është shqiptar. Ai gjithashtu ka luajtur edhe në “Chinatown”.

22. Liria Begeja – regjisore, Francë

Liria Begeja është regjisorja e njohur franko-shqiptare.

23.Elsa Lila – këngëtare, Itali

Pasi korri mjaft sukses me çmimet e saj të para në Festivalin Kombëtar Shqiptar, ajo u bë e njohur edhe në Itali, ku mori pjesë në festivalin e “Sanremos”.

24. Nik Xhelilaj, aktor

I lindur në Tiranë në vitin 1983, debutimin në ekranin e kinemasë e ka në vitin 2008 me filmin “Trishtimi i Zonjës Shnajder”. Por filmi dramatik mbi plagët e emigracionit, me titullin “Shqiptari”, të regjisorit Johanes Naber, ku Xhelilaj është dhe protagonist, e solli atë në “Shooting Star”, duke qenë dhe aktori i parë shqiptar që arrin këtë sukses. Para ca ditësh ai u shpall një nga 10 aktorët e rinj më të mirë europianë të momentit.

25.Miriam Cani – këngëtare, Gjermani

Vajza e grupit “Preluders”, Miriam Cani, tashmë e njohur në Gjermani dhe në vende të tjera evropiane, është nga Elbasani.

26. Ambeta Toromani – balerinë, Itali

Si shumë balerinë të tjerë shqiptarë edhe Ambeta Toromani u bë shumë shpejt e njohur në Itali.

27.Oni Pustina – model, Itali

I shfaqur në reklama të ndryshme, Oni Pustina është modeli i famshëm shqiptar që luan rolin e postierit në emisionin “Ce posta per te”.

28. Valbona Çoba – modele, aktore, SHBA

Ajo u bë e njohur fillimisht në Shqipëri, më pas në Greqi si një modele e famshme, ndërsa tani është modele dhe aktore në SHBA.

29. Aris Golemi – balet maestro, koreograf

I diplomuar në Shkollën e Baletit në Tiranë, ai ka performuar live me këngëtarin e muzikës kauntri, Dwight Yoakam, dhe gjithashtu ka qenë koreograf i disa pjesëve të grupit N’SYNC.

30. Eda Zari – këngëtare, Gjermani

Lindur në Tiranë, Eda Zari jeton prej vitesh në Gjermani, ku është një këngëtare, producente dhe kompozitore mjaft e famshme. Ajo është gjithashtu ambasadore e kulturës së Shqipërisë.

31. Aleksandër Moisiu – aktor

Moisiu sot adhurohet dhe respektohet në botë, por sidomos në Shqipëri si një ndër aktorët më të mëdhenj të vendit, edhe pse ai që nga rinia e tij më nuk e vizitoi Shqipërinë. Aleksandër Moisiu është stërgjyshi i aktorit Gedeon Burkhard, ndër të tjera i njohur me rolin e tij kryesor në serinë “Komisar Re”

32. Laura Mersini Houghton, shkencëtare

Ajo është kozmologe dhe është shqiptare, si dhe një nga femrat e pakta në botë që merren me këtë shkencë.

33. Andamion Murataj – kineast

Ështe kineast shqiptar i cili ka punuar si skenarist dhe kineast ne New York gjate 12- vjetëve të fundit. Ai është diplomuar ne Universitetin Amerikan (Washington DC). Si kineast ai ka xhiruar shumë filma dhe dokumentare midis të cilëve dhe dokumentarin

Artikulli 33 artistët më të famshëm shqiptarë, ose me origjinë shqiptare u shfaq së pari në Lajme Online.

Kush ka më shumë truproja Berisha apo Erdogan? (FOTO-LAJM)

Kryeministri Berisha duket se po konkurron presidentin amerikan dhe kryeministrin turk sa i përket numrit të truprojave që ka. Të paktën 35 roje personale e shoqërojnë kreun e qeverisë gjatë takimeve që ai zhvillon në kuadër të fushatës elektorale. 

Edhe pse në ligjin për mbrojtjen e personaliteteve të larta shtetërore parashikohet që kreut të qeverisë duhet t’i lihen24 shoqërues, Berisha duket se nuk e zbaton shumë këtë ligj.

Numri i lartë i rojeve të Berishës verehet edhe në banesën e tij në rrugën “Mustafa Matohiti” në Tiranë, e gjitha me postobllok prej tetë vitesh, shoqërimin dhe ruajtjen e familjarëve. /albeu.com/











Ndërsa kjo eshte nje foto e truprojave që ka kryeministri turk, Recep Tayip Erdogan. Krahasimin bejeni vete. 



Rikja ndryshon strategji

Rikja me Edberin ende nuk e kanë lënë mënjanë debatin e djeshëm ndërmjet Elonës dhe Edberit për Riken.

Burimi:

Top Channel

Edberi i ndjerë xheloz për marrëdhënien e Rikes me Elonën e akuzonte atë që ajo ka shkuar dhe i ka thënë Rikes një “sekret” që ky i fundit i kishte rrëfyer Elonës ndërkohë që ai ka qënë duke bërë shaka. Nisur nga kjo temë Rikja i thotë Edit që Elona dyshon që Vigani dhe ai janë duke bërë të njëjtën lojë dhe kjo gjë e vë pak në dyshim. Veç kësaj ajo dyshon dhe që këto dy banorë janë futur në të njëjtën kohë në shtëpinë e Big Brother. Edberit nuk i vjen aspak mirë që Elona ka filluar të kuptojë diçka në lidhje me sekretin e dy banorëve që janë një i vetëm dhe që për më tepër është shprehur “dy kosovarë kanë hyrë në shtëpi”.

Rikja, në një farë mënyre kërkon që të rregullojë marrëdhënien e acaruar dje me Edberin duke i thënë që nuk ka arsye pse ai të mbajë qëndrim me Riken sepse ajo nuk mund të mbajë përgjegjësi për gjërat që thotë Elona. Edberi i shprehet se ajo 24 orë në 24 rri me Elonën dhe normalisht që duhet të di diçka, por Rikja e kthen situatën pas vetes së saj,duke i thënë Edit nëse ndihet xheloz që ajo rri shumë me Elonën. Por Edberi ndihet shumë i zhgënjyer nga Elona dhe vazhdon të këmbëngulë që ajo është treguar shumë “thashethemaxhie” ndaj tij.

Pas diskutimit me Edberin, Rikja del në oborr dhe fillon të diskutojë me Shpendin rreth flokëve.”Jam e fiksuar pas flokëve” i shprehet Rikja Shpendit. Në këtë moment i bashkohet diskutimit dhe Joana. Të dyja vajzat vazhdojnë të diskutojnë rreth flokëve duke planifikuar të bëjnë një ndryshim në look duke shtuar disa fije në flokët e tyre. Ndërkohë që diskutimit i shtohet edhe Edberi, Rikja këmbëngul që ai të lyej flokët si Chris Brown sepse do ngjante shumë bukur. Edi nuk pranon në mënyrë kategorike.

Anaidi, Joana dhe Edberi komentojnë afrimin e Rikes me to. Joana shprehet se ajo është duke bërë një strategji ndërkohë që Anaidi thotë: “Po na dalin thinjat në Big Brother, s’na e hedh dot njeri”.
 

Shefat më të mirë të kuzhinës në Botë, shqiptari i dyti

Renè Redzepi është shpallur si fituesi i vendit te dyte ne konkursin vjetor te shpallur nga revista "Restaurant".

Burimi:

Corriere

Renè Redzepi
World’s 50 Best Restaurant Awards ka shpërndare dje ne Londër çmimet për shefat me te mire te kuzhinës ne Bote.
Pas tre edicioneve rresht, shqiptari me shtetësi daneze, Renè Redzepi, është shpallur fitues i vendit te dyte. Ndoshta ne këtë vendimmarrje mund te kenë influencuar edhe disa intoksikacione qe gjate muajit mars janë konstatuar ne restorantin e tij NOMA ne Kopenhagën. Ne vend te pare janë klasifikuar vëllezërit spanjolle Roca, me restorantin e tyre El Celler De Can Roca.
 

Sa e paguan Facebook, themeluesin e vet, Zuckerberg?

Ndërkohe, sipas përllogaritjeve, perandoria personale e tij shkon deri ne 13 miliard dollarë.

Burimi:

Corriere

Dy milionë dollarë ne vit është paga e themeluesit te rrjetit me te famshëm social ne Bote Facebook. Shume pak ne raport me 131 milion dollarë te mbledhura për te njëjtën periudhe nga John H. Hammergren, timonieri i kolosit sanitar Mc Kesson, apo 42 milion dollarë te James Dimon te Jp Morgan. Është interesante gjithashtu, se me shume se ai, paguhet Sheryl Sandberg, drejtoreshe operative po ne Facebook.
Ndërkohe, per vitin 2013, paga vjetore e tij do te jete ajo simbolikja, 1 dollarë.
Sipas Forbes, Zuckerberg, renditet ne vendin e 66 te personave me te pasur te Botes, me një pasuri prej 13 miliard dollarësh.
 

Dërgon fotot e veta nudo tek nëna e një nxënësi, arrestohet mësuesja

Cara Alexander, mësuesja 27 vjeçare e gjuhës angleze, është arrestuar pas denoncimit te prindërve te njërit prej nxënësve te saj.

Burimi:

Corriere

Cara Alexander
Sipas tyre, fotot nudo, kane përfunduar ne celularin e nënës se njërit prej nxënësve te klasës ku bën mësim edhe 27 vjeçarja. Nga ana e tij, vete nxënësi ka deklaruar se me pare është përfshirë ne një marrëdhënie sentimentale me mësuesen e tij. Ndërkohë, pa hezitim, policia e ka arrestuar mësuesen, por është ndeshur me reagimin e prindërve te tjerë, te cilët e kane marre atë ne mbrojtje, duke pretenduar se e gjitha është një e pavërtetë.
 

Ups, cili është ky djalë bukurosh që puth Rihanna?

Në Twitter ka publikuar foto, ku shfaqet me fansin e identifikuar si Justin Laboy. Kaq ka mjaftuar për të nervozuar Chris...

Burimi:

The Sun

Rihanna është "kapur" në shoqërinë e një djaloshi misterioz, të cilit s'i ka kursyer edhe një puthje. Këngëtarja, e cila zyrtarisht është ende në lidhje dashurore me reperin Chris Brown, ka publikuar foto në Twitter, ku shfaqet me fansin e identifikuar si Justin Laboy.
25-vjeçarja shfaqet duke mbyllur sytë, teksa ka dhënë puthjen plot pasion për djalin bukurosh, gjatë asaj që është dukur një dëfrim gjatë natës për këngëtaren. Po sikur të mos mjaftonte kaq, Justin i buzëqeshur ka shoqëruar foton, me komentin: "Unë dhe gruaja, kemi dalë sonte...". Këto imazhe kanë dalë online, pas koncertit të fundit të "Diamond world tour" që ajo zhvilloi në New Jersey. Ndërkohë që flitet se ato kanë tërbuar aq shumë Chris Brown, sa që e ka fshirë veten nga grupi i ndjekësve të saj në Twitter.

Super uragani në Saturn


Super uragani në Saturn
Sonda hapësinore “Cassini”, e mbërritur në orbitën e Saturnit në vitin 2004, solli imazhet e një super uragani të regjistruar në polin verior të këtij planeti. 

Syri i uraganit, sipas studiuesve, është me diametër rreth 2 mijë kilometra. Fotot janë shkrepur nga “Cassini” në një distancë prej 420 mijë kilometra. Shkencëtarët thanë se erërat e uraganit shkojnë deri në 150 metër për sekondë.

Uragani është kapur në fazën e avancuar të tij dhe nuk dihet ende se kur është formuar dhe përsa kohë ky uragan do të jetë aktiv.

Mbikqyrja e polit verior të Saturnit ka qenë e pamundur deri në vitin 2004, pasi në momentin e mbërritjes së “Cassini”, ky pol ishte i mbuluar nga errësira, më saktë ishte “stina e dimrit” në planetin që i duhen 29 vite tokësore për të kryer një rrotullim të plotë rreth diellit dhe për të plotësuar ciklin “e katër stinëve”.



Këto janë imazhet e para të shkrepura ditën nga poli verior i këtij planeti, që prej vitit 1981 kur “Voyager-2” shkrepi disa foto teksa kalonte “rastësisht” pranë Saturnit.

“Shkrepëm dy foto kur pamë fenomenin sepse ngjasonte shumë me një uragan tokësor, vetëm se përmasat e tij ishin shumë herë më të mëdha. Ai është ngritur në atmosferën e hidrogjentë të Saturnit dhe ne mendojmë se përmban sasi të vogla uji të avulluar”, thotë Andrew Ingersoll, një anëtar i ekipit të shkencëtarëve të sondës “Cassini” me bazë në Institutin e Teknologjisë në Kaliforni.



Studiuesit mendojnë se “udhëtimi” i uraganit do të jetë drejt qendrës së polit të veriut të Saturnit, e njëjta tendencë që kanë edhe uraganet e formuara në Tokë.

Kjo është hera e dytë që “Cassini” sjell imazhe të një uragani nga Saturni. Në vitin 2006, sonda dërgoi në tokë pamjet e një uragani akoma më të madh. Por këto pamje nuk ishin shumë të qarta për shkak të errësirës në polin verior të planetit. 

Historia e tre te vrareve Shqiptare ne Siri



Vlora ishte qyteti i lindjes, ndërsa Damasku, shtëpia e tij. Jeta e Ermal Xhelos, 35-vjeçarit të pasionuar pas kulturës siriane ishte e ndarë për 9 vjet mes dy botëve, deri në zgjedhjen fatale: luftë deri në vdekje kundër regjimit të Bashar Al Assad.
Në shtëpinë e tij në Vlorë, derën e hap një grua rreth të 60-ave, e veshur krejt në të zeza. Dyshuese për të panjohurin që sheh përballë, Vahide Xhelo na pret me një pyetje. “Mos jeni gjë të SHIK-ut?” – thotë ajo, e pasi bindet për të kundërtën, na fton në apartamentin modest, që ndodhet në katin e gjashtë të një pallati në lagjen “Pavarësia”.

Tregon se Ermali iku për herë të fundit drejt Sirisë në gusht të vitit të kaluar. Prindërve u tha se do të ikte në Turqi për të takuar baxhanakun, që ishte zhvendosur atje nga rreziku i luftimeve në Siri. “Iku pa më thënë gjysmë fjale, pa më thënë se ku do të shkonte. Tani rri qaj këtu. Vuaj si nëna për birin e vdekur”, – shprehet me lot në sy ajo, pa mundur të kuptojë luftën e të birit.
Martiri shqiptar në Siri
Ermal Xhelo është një nga tre shqiptarët që luftuan përkrah forcave antiqeveritare dhe u vranë në Siri. Lajmi për vrasjen e tij mbërriti si bombë në Vlorë, në dhjetor 2012, ndërsa trupi i pajetë, pak ditë më vonë. Nëna e tij tregon se ai kishte shkuar atje për të mësuar gjuhën arabe e më pas ishte njohur me Kitamin, një vajzë nga Damasku, me të cilën ishte martuar.
Djalë i një ish-të përndjekuri politik, Ermali kishte nisur një jetë të re në Siri, derisa trazirat e vitit 2011 kthyen gjithçka përmbys. Ndërsa nëna e tij tregon, në dhomë hyn nusja e Ermalit, e veshur me hixhab, e cila ndodhet në Vlorë bashkë me tre fëmijët që prej dhjetorit të vitit 2011.
Kitami tregon me një shqipe të çalë se Ermali nuk kishte asnjë interes të bëhej teolog. Thotë se jetesën e fitonte përmes menaxhimit të një picerie, ndërsa me nisjen e luftës, shpresa e të dyve ishte që gjithçka të përfundonte shpejt. Kur ishte shtatzënë me djalin e tretë, Ahmedin, vendosën të vinin përkohësisht në Shqipëri.
Gjithmonë duke menduar se lufta do merrte fund shpejt. “Aeroporti ende punonte i qetë dhe nuk kishte probleme. Edhe bileta gjendeshin pa shumë problem”,-thotë Kitam, e cila tregon më pas se mbërrin në Vlorë pas një nate qëndrimi në Stamboll. Por çfarë e shtyu Ermalin të rikthehej në Damask, për t’u bërë pjesë një lufte, fundi i së cilës duket ende i largët? “Iku, sepse Siria ishte vendi i tij. Nuk e shtyu asnjë njeri”,-thotë e veja e Ermal Xhelos, e cila mohon dyshimet se i shoqi kishte lidhje me grupet ekstremiste.
Nën armë për “luftën e shenjtë”
Raportet nga vendet perëndimore tregojnë se qindra evropianë kanë udhëtuar drejt Sirisë, për të luftuar kundër regjimit të Al Assadit. Gazeta “Indipendent” vlerëson se më shumë se 100 britanikë luftojnë në Siri; “Le Figaro” raporton për 50-80 francezë, “Der Spiegel” flet për duzina me gjermanë, ndërsa gjithë sa dihet në Shqipëri, është lajmi për tre të vdekur.
Shqiptarët dhe kosovarët që luftojnë përkrah forcave rebele përmenden edhe në një vëzhgim të Qendrës Ndërkombëtare për Studime mbi Radikalizimin të King’s College në Britani. “Mobilizimi në konfliktin sirian është më domethënësi se në çdo konflikt tjetër i armatosur në kohët të fundit”,-thotë drejtori i Qendrës, Peter Neuman, i cili shpjegon se shumicën e njoftimeve për martirët e luftës në Siri i kanë gjurmuar në sitet online të xhihadistëve. “Siria është historia e vërtetë. Nëse e fut veten në mendjen e një xhihadisti, do të doje të luftoje në zemrën e botës Arabe”,-thotë profesori i Kings College. Në Shqipëri, njerëzit e Islamit kanë të dhëna për rreth 50 besimtarë, të përfshirë në luftimet e përgjakshme kundër regjimit të Al Assad. Megjithatë, askush nuk mund të thotë me siguri se sa dhe kush janë luftëtarët shqiptarë të forcave rebele. Bashkë me Ermal Xhelon, numërohen tre shqiptarë dhe dy kosovarë të vrarë gjatë vitit të fundit.
Anri Maliqi është shqiptari i dytë që gjeti luftën dhe vdekjen në këtë vend të botës Arabe. Familja e tij, e shoqja dhe tre fëmijët jetimë banojnë në fshatin Prush të Tiranës. Trokitjes në portën e shtëpisë 2-katëshe i përgjigjet gruaja e veshur në të zeza. “Nuk dua t’i bini më derës. Nuk dua të më shqetësoni më për këtë punë”-thotë ajo, duke tërhequr pas vetes portën e zezë të shtëpisë. Një burrë tek të 50-at, që e sheh gjithë skenën thotë se e ka kushërirë, gruan e Anri Maliqit. “Ka mbetur me tre fëmijë jetimë. Nga ana ekonomike e ndihmon i ati. Përpara se të shkonte në luftë, Anri bënte ndonjë punë, por tani e kanë të vështirë”, -tregon ai, duke shtuar se askush nga familja e të vrarit në Siri nuk dëshiron të flasë me median.
Mesazhe të panjohura vdekjeje
Në një bisedë telefonike me “Shqiptarja.com”, nëna e Anri Maliqit ka pohuar kohë më parë se lajmi për vdekjen e të birit i mbërriti në celular nga një numër i panjohur. Njësoj si Vahide Xhelo, edhe ajo ishte “gënjyer” prej të birit, i cili para nisjes në luftë, i kishte thënë se po udhëtonte drejt Turqisë. Raportime për lajmërime vdekjesh nga numra të panjohur ka edhe në Kosovë, në rastin e Naman Demollit.
Mediat kosovare raportojnë të njëjtën skemë: u kishte thënë familjarëve se do të shkonte në Turqi, por një mesazh u bënte me dije se ishte vrarë gjatë luftimeve në Alepo. Në fshatin Prush, ku banonte Anri Maliqi, ende nuk i kuptojnë arsyet e luftës së tij. Në xhaminë e këtij fshati, falja e së premtes udhëhiqet nga imami Idriz Zeneli. “Lutjuni Allahut për mëshirë dhe paqe”,- është një nga fjalitë që i rrjedhin lirshëm hoxhës me flokë të thinjura, ndërsa zëri i tij kapërcen muret e xhamisë së vogël të fshatit. Imami tregon se nuk e ka njohur Anri Maliqin, i vrarë në nëntor të 2012, por di se ai është falur disa herë në xhaminë e fshatit. “Nuk e mbaj mend. Ajo që di është se ai falej tek një xhami që ndodhet në Unazë të Re”,-thotë Imami. Idrizi i përket linjës tradicionale të besimit Islam dhe nuk i kupton arsyet apo dëshirën për t’u bërë hero në vend të huaj.
“Vajtja në luftë në një vend të huaj mund të ketë shumë arsye, por ata mendojnë se bëhen heronj. Nuk mund të bëhesh hero duke luftuar për një vend të huaj, kur ke lënë fëmijët e tu jetimë, gruan e ve dhe prindërit me zemër të ngrirë”,-thotë Imami, ndërsa shpreh dyshime se këta njerëz janë të keqdrejtuar nga ndonjë person i dalë nga rruga e drejtë e Islamit. Imami i xhamisë së Prushit është gjithashtu i shqetësuar për ndasitë mes myslimanëve apo për disa objekte kulti, që nuk kontrollohen prej Komunitetit Musliman apo autoriteteve shtetërore. “Këta njerëz mund të na dëmtojnë, mund të nxisin dhunë fetare pas kthimit në Shqipëri, mund të sjellin një këndvështrim ekstremist”,-thotë Zeneli, i cili bën thirrje që njerëzit të kontribojnë më së pari në përmirësimin e shoqërisë ku jetojnë.
Xhihad shqiptar?
Në Unazën e Re, xhamia 4-katërshe dallon së largu prej të tjerave. E veshur e tëra me material hidroizolues, objekti i kultit ngjan me një kompleks të mirëinvestuar.
Është xhamia kur predikon Abdurrahim Balla, ish- ligjërues në xhaminë “Dine Hoxha” në rrugën e Kavajës. Imamin nuk e gjejmë në xhaminë ku falej Anri Maliqi, por besimtarët na thonë se pritet të mbërrijë shpejt. Pak minuta më vonë zbret nga një makinë rrëzë xhamisë: dallon nga mjekra dhe pantallonat mbi kërcinjtë e këmbës. Pranon hapur se nuk ka asnjë lidhje me Komunitetin Mysliman, e madje është i revoltuar me këtë institucion. “Ky komunitet nuk përfaqëson myslimanët e po vjedh pronat e tyre”,- akuzon Abdurrahimi, duke thënë se qëndrimet e tij i dinë tashmë të gjithë. Kur e pyesim për Anri Maliqin dhe vrasjen e tij gjatë luftës në Siri, imami e cilëson vendimin e tij si diçka personale. “Vajtja e një personi në luftë është diçka shpirtërore e njeriut. Ai vetëm mund të vendosë nëse duhet të shkojë apo jo”,- përgjigjet ai. Nuk pranon të ketë nxitur besimtarët për t’iu bashkuar forcave antiqeveritare në Siri, por nuk e mohon se predikimi i tij përmend hera-herës edhe Xhihadin. Ndërsa nxiton të futet në xhami, imami pyet: “Nëse Kurani përmend Xhihad, pse unë nuk duhet ta përmend!” (Marrë nga MAPO)
Shqiptarët e vrarë në Siri
Ermal Xhelo, 35 vjeç, nga Vlora
Anri Maliqi, 33 vjeç nga Prushi i Tiranës
Denis Jangulli, 30 vjeç nga Dibra, me banim në Tiranë ( i pakonfirmuar).
Naman Demolli, nga Kosova, rreth 30 vjeç
Muhamed Kopriva, 22-vjeçar, nga qyteti i Mitrovicës

Monday, April 29, 2013

Dasma e Michael Jordan



Dasma e Michael Jordan
Michael Jordan, basketbollisti më i mirë në histori, është martuar për herë të dytë. Ish-lojtari i Chicago Bulls, i cili konsiderohet si më i miri në historinë e këtij sporti, shkëmbeu unazat me Yvette Prieto ditën e shtunë. 

Ceremonia u zhvillua në një kishë të Floridës, në prani të rreth 300 të ftuarve ku binin në sy personalitete si Tiger Woods, Patrick Ewing, Spike Lee dhe Ahmad Rashad.









Kjo është martesa e dytë për 50-vjeçarin Michael Jordan. Ai ka qenë më parë i martuar prej 17 vitesh me Juanita Vanoy, me të cilën ka tre fëmijë. Jordan u divorcua nga Vanoy në vitin 2006.

Sunday, April 28, 2013

Sondazhi, ja cili është banori më i dëshiruar në BB6

Në një sondazh që Olti Curri ka bërë në fanpage-n e tij me mbi 51000 ndjekës në facebook, ai ka kërkuar që të votohet për secilin banor të “Big Brother 6”.

Burimi:

Panorama

Sipas pëlqimeve që janë dhënë, duket se Elona është më e pëlqyera deri tani, pas saj vjen pothuajse me barazim votash Iliri me Anaidin dhe pas tyre me diferencë të madhe votash vijnë Eldora, Shpendi etj. Të shohim nëse preferencat për banorët do të ndryshojnë, po të kemi parasysh se ata do të jenë edhe një muaj në loje. Gjithsesi, tendenca e të preferuarve tashmë është e qartë dhe nuk besojmë se do të ketë surpriza.

Eneda, frymëzim për te gjitha femrat shtatzëna

Duket se asgjë nuk e pengon këngëtaren dhe prezantuesen e programit “Portokalli”, Eneda Tarifën, që të ndjekë të gjithë aktivitetin e saj normal.

Burimi:

Panorama

Kjo bën përshtypje për faktin se ajo është në ditët e fundit të shtatzënisë së saj. Por ajo që ne perceptojmë nga ekrani, është zhdërvjelltësia në prezantim, por edhe në aktrim. Ajo mbase mund të jetë bërë edhe një frymëzim për të gjitha ato vajza që mendojnë se shtatzënia krijon pengesa në aktivitetet e tyre dhe mund të jenë ende në dilemë për ta ndërmarrë këtë hap. Nga kjo foto duket qartë që Eneda fundjavën e kaluar ka qenë në bregdet së bashku me kolegen e saj, prezantuesen Albana Osmani, dhe të dyja duket se ia kanë kaluar mirë mes qetësisë dhe ajrit të pastër të bregdetit, larg zhurmave, smogut dhe rrëmujës së Tiranës.

Çiljeta, kudo me Fernandon, po partneri?

Megjithëse ka vetëm pak muaj që ka ardhur në jetë, duket se Çiljeta nuk e ka problem ta marrë në çdo vend me vete.

Burimi:

Panorama

Edhe në ditëlindjen e djalit të Ingrid Gjonit. Çiljeta u shfaq bashkë me djalin e saj Fernandon, megjithëse atmosfera ishte me muzikë të lartë. Por duket se edhe i vogli tashmë po mësohet me këtë atmosferë dhe argëtohet shumë. Çiljeta ishte veshur shumë bukur për festën, ndërkohë që duket se ka ardhur mjaft në formë pas lindjes së djalit, madje ka rifilluar edhe aktivitetet e saj me koncerte. Gjithsesi, ende nuk e kemi pare, apo njohur partnerin e saj latinoamerikan!
 

Arbana Osmani gatuan, Ledioni shëndoshet...

Që Arbana është e pasionuar pas gatimit, këtë tashmë e dimë.

Burimi:

Panorama

Në profilin e saj në instagram, ajo publikon shpesh pjatat që gatuan vetë. Por kësaj here është shfaqur së bashku me kolegun e saj, Ledion Liço, teksa bën barbeque. Ashtu mes tymit të mishit që po piqet, Arbana duket shumë e kënaqur gjatë procesit të gatimit dhe Ledioni akoma më i kënaqur, sidomos në atë pozicion, duke pritur të shijojë gatimin e Arbanës. Dhe nuk duket se po i jep ndonjë ndihmë.

Dashuri që shkëlqen.... ♥


Dashuri që shkëlqen.... ♥

"Ai ushqen gruan e tij çdo mëngjes, kur ai e viziton atë në spital.
Ajo nuk e ka njohur atë në pesë vjetët е fundit për shkak të sëmundjes Alzheimer që ajo ka, qe ka shkakëtuar ajo të humbë kujtsen.
Kur ai u pyet,:
"Në qoftë se ajo nuk e di se kush jeni, pse ju shkoni tek ajo ?"
Ai buzëqeshi dhe tha,:
"Ajo nuk e di që unë jam , por unë e di se kush është ajo! "♥

Subhaneke Ja Rabbi...cfarë dashurie madhështore ♥
"Ai ushqen gruan e tij çdo mëngjes, kur ai e viziton atë në spital.
Ajo nuk e ka njohur atë në pesë vjetët е fundit për shkak të sëmundjes Alzheimer që ajo ka, qe ka shkakëtuar ajo të humbë kujtsen.
Kur ai u pyet,:
"Në qoftë se ajo nuk e di se kush jeni, pse ju shkoni tek ajo ?"
Ai buzëqeshi dhe tha,:
"Ajo nuk e di që unë jam , por unë e di se kush është ajo! "♥

Vdes 120 vjeç, Ka djalin 98-vjeç dhe 446 pasardhës te tjerë


16dc8868-df67-4816-b117-1f084624c282---0-Awad bin Abdul Aziz bin Saifi Al Qarni
Ai nuk ka pasur probleme shëndetësore, ndërsa ka vdekur në shtëpinë e tij në fshatin Al Baddad. Ai ka qenë udhëheqës i fisit thuajse gjatë gjithë jetës.Pas vetes ka lënë 24 djem dhe vajza që i ka pasur me gra të ndryshme. Djalin më të moshuar e ka 98 vjeç, ndërsa më të riun 22 vjeç. Nipi më i moshuar i tij është 65 vjeç.Ai lindi në vitin 1893 dhe ka jetuar në tre shekuj të ndryshëm.

Dieta perfekte falë drithërave


Ajo qe ju këshillojmë është te shfrytëzoni vlerat pastruese dhe dobësuese te drithërave jo te rafinuara. Këto janë një burim fibrash dhe ruajnë pjesën me te madhe te vitaminave. Shpesh mendojmë për orizin vetëm për vlerën e tij me karbohidrate, dhe ne këtë mënyrë tentojmë ta përjashtojmë nga dieta. Ne te vërtet, ai është i varfër me sodium dhe është ne gjendje te thaje linjat fal minerale te rëndësishme me te cilat është i pasur. Këto drenojnë lëngjet qe si pasoje sjellin fryrjet, duke na ndihmuar te kemi një bark te sheshte.
Tërshëra është e pasur me fibra dhe proteina, përveç se me vitamina te grupit B dhe minerale. Është shume e mire për te përgatitur vakte energjike, përveç se është shume e thjeshte për tu gatuar. E shijshme, nëse bashkohet me fruta te thata dhe mjaltë. Për një funksion se ma te mire te zorrëve dhe te mëlçisë është shume e nevojshme te konsumoni grurë. Ai është i pasur me minerale dhe vitamina, ne fakt, mund te ndihmoje shume aparatin digjestiv. Elbi është një aleat shume i mire për te luftuar inflamacionet e aparatit tretës. Ne gjendje te luftoje gastritet dhe te largoje kapsllëkun, elbi është një zëvendësues shume i mire i pastave. Për ditët verore, mund te jete një ide shume e mire për te përgatitur një sallate me elb dhe me domate te freskëta dhe pesto. E lehte, e freskët por shume ushqyese. lëkura dhe flokët përfitojnë, gjithashtu është një diete shume e mire, thjerrat. Kjo lloj drithore, është e pasur me acid salicilik, laktin, elemente shume te rëndësishme për te luftuar lodhjen.