Dy ditë më parë u shënua Dita e Tokës, me qëllim kthimin e vështrimit drejt rëndësisë së ruajtjes të ambientit dhe të vetë planetit. Lista do ju njohi me 50 fakte të pabesueshme mbi gjithësinë, atmosferën, detin e Tokën. | ||||||
| ||||||
![]()
Gjithësia
- 150 miliardë ka qenë çmimi i ndërtimit të stacionit ndërkombëtar të gjithësisë, që e bën objektin më të shtrenjtë në histori; - 6 miliardë kilometra është distanca më e largët nga është fotografuar Toka; - 10 ditë është koha që Tardigradi, krijesa më rezistuese në botë, mund të kalojë në gjithësi; -2 minuta është koha që njeriu mund të kalojë në gjithësi i pambrojtur; - Ndotja e madhe e ajrit në Kinë mund të shihet nga gjithësia, por s’mund të shihet Muri i Madh kinez; - Gjatë ditës kemi 24 orë – 23 orë, 56 minuta dhe 4 sekonda përbëjnë kohën e nevojshme që toka të rrotullohet rreth boshtit të vet dhe kjo quhet dita yjore; - 38.000 objekte që i ka krijuar njeriu sillen rreth Tokës nga lancimi i Sputnjik-ut më 1957; - Toka ka sipërfaqe që është më e lëmuar se që është sfera për lojën e sferave. Malet e larta dhe oqeanet e thella përbëjnë 1/5000 pjesë të perimetrit të Tokës; - NASA vlerëson se çdo ditë në Tokë bie një copë mbeturinë e gjithësisë; - Rreth Tokës në këtë moment ndodhen 22.000 objekte që i ka ndërtuar njeriu që kanë perimetër 10 centimetra e më shumë; Atmosfera - 100 tonelata meteoritë të vegjël, kryesisht fragmente pluhuri, çdo ditë hyjnë në atmosferën e Tokës; - Meteoriti më i madh që ka rënë ndonjëherë në Tokë nuk ka lënë krater pas veti, meqë meteori Hoba ishte petak, me siguri u refuzua nga toka si guri mbi sipërfaqen e ujit; - 19 kilometra është lartësia në të cilën është e domosdoshme të mbahen rroba me presion. Nëse nuk mbahen rroba, uji fillon të vloj. Kjo lartësi quhet Limiti i Armstrongut; - Vrima e ozonit po ngushtohet. Më 2012-ën vrima në mbështellse ka qenë më e vogla në 10 vjet; - 4.3 kuadrilionë dollarë është vlera e atmosfera nëse merret që një metër kub CO2 kushton 1.3 peni; - Tokën e godasin 8.6 milionë rrufe; - Dinozaurët kanë mundur të ekzistojnë vetëm se atmosfera dikur kishte shumë më shumë oksigjen; Deti - Në Tokë 97 për qind e ujit është i ndenjur dhe vetëm 3 për qind i freskët; - Në Antarktik ka më shumë akull se ujë; - 1 litër ujë deti përmban pjesën e 12 miliardë të një grami të arit; - 90 për qind e mbeturinave në oqeanet botërore përbëhen nga plastika; - Çdo vit përshkruajmë 2.000 krijesa të reja detare; - Oqeani paraqet 99 për qind të hapësirës për jetë në Tokë; - Çdo vit nga sulmet e peshkaqenëve humbin jetën 8-12 persona. Çdo vit vriten 100 milionë peshkaqenë për shkak të fletëve të tij; - Gati një milion lloje gjallesash jetojnë në oqeane nga të cilat dy të tretat duhet t’i përshkruajmë; - 90 për qind e aktiviteteve vullkanike ndodhin në oqeane; - Sikur gjithë ujin e botës ta mblidhnim në një top ai do të kishte diametrin 860 kilometra, sa Hëna e akullt Tetus e Saturnit; - Pjesa më e thellë e oqeanit është 10.9 kilometra dhe quhet kanali i Marian-it Nën Tokë - Toka është i vetmi planet në sistemin diellor që ka pllaka tektonike. Pa to, karboni nuk do të mund të konsumohej dhe reciklohej dhe Toka do të mund të mbingarkohej; - Elementet e rralla nuk janë të rralla. Luteciumi (Lu), elementi më i rrallë, është 200 herë më zakonshëm në shtresën e Tokës se ari; - 99 për qind e arit ndodhet në zemër të Tokës, që do të mjaftonte që rreth Tokës të bëhej një mbështjellës me trashësi 46 centimetër; - 5500 celsius është nxehtësia e zemrës së Tokës, që është sa temperatura e Diellit; - Në zemër të Tokës ndodhet sfera e fortë e hekurt, me diametër 2.400 kilometra. Edhe pse për shkak të nxehtësisë është e bardhë, presioni është aq i lartë sa nuk mund të shkrihet; - 55 ton është pesha më e madhe e kristalit në Tokë që është gjetur në një minierë të Meksikës; - Nën lumin Amazonë ndodhet lumi Rio Hamza i cili në disa pjesë është i gjerë deri në 400 kilometra. Ai ecën me shpejtësi një milimetër në orë nëpër shkëmbinj; - 2.8 kilometra është thellësia më e madhe në të cilën janë gjetur baktere. Ato jetojnë duke e shndërruar radioaktivitetin nga uraniumi në ujë e energji; Toka - 40 milionë tonë është sasia e pluhurit që bart era nga Sahara deri në Amazonë; - Në Turkmenistan ndodhet lokacioni i quajtur “Portat e ferrit”. Bëhet fjalë për një vrimë të mbushur me gaz që ndizet pandërprerë prej 40 vjetësh; - 3.5 miliardë vjet është mosha e fosileve të gjetura në Australi. Ato janë shumë më të vjetra se momenti kur atmosfera e Tokës kishte oksigjen; - 57.8 gradë celsius është temperatura më e lartë e shënuar ndonjëherë. Kjo ka ndodhur më 1922 në Libi; - 90.2 gradë celsius është temperatura më e ulët e shënuar ndonjëherë. Kjo ka ndodhur në Antartik; - Kanë kaluar gati 2 milionë vjet që kur se ka rënë ndonjë pikë uji në vendin më të thatë në botë në Antarktik; - Kontinentet lëvizin çdo vit nga 2 centimetra; - 75 për qind e të gjitha llojeve të kafshëve do të mund të shfarosen gjatë 300 vjetëve të ardhshme; - Vlerësohet se në Tokë janë identifikuar vetëm 14 për qind e të gjitha llojeve; Njeriu - Çdo ditë lindin 200.000 veta; - Deri tani në Tokë kanë jetuar 106 miliardë njerëz; - Deri në vitin 2050-të në Tokë do të ketë 9.2 miliardë njerëz; - 2 njerëz vdesin në çdo sekondë. |
Friday, April 26, 2013
Fakte të panjohura që nuk i dini për Tokën, detin, atmosferën
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
No comments:
Post a Comment