Saturday, April 27, 2013

Zanfina Ismajli, hoxha i parashikon një "surprizë" në jetë


Hoxha ka thënë se familja e saj, e ndihmuar edhe nga motra, Adelina, do të kenë së shpejti një biznes...

Burimi:

Panorama

Një program në Kosovë i ka bërë një surprizë këngëtares Zanfina Ismajli, pasi kanë pyetur një hoxhë se si do të shkojë jeta e saj. Hoxha ka daklaruar se ajo është një artiste që e do shumë rinia, është shumë e guximshme, por në familje ka probleme, sepse ka shumë magji që janë të hershme. Gjithashtu hoxha ka thënë se familja e saj, e ndihmuar edhe nga motra, Adelina, do të kenë së shpejti një biznes. Parashikimi tjetër është se Zanfina do të marrë një propozim për martesë. Pasi e ka dëgjuar hoxhën, Zanfina ka thënë se nuk ia ka qëlluar asgjëje, pasi ajo nuk është e guximshme, familja e saj nuk e ka ndërmend që të hapë biznes dhe se nuk duket as në horizont ndonjë plan për martesë. Tani, nuk di hoxha apo nuk do të deklarohet Zanfina, kjo mbetet për t’u parë.


Na Ndihmoni Duke Klikuar Vetem 1 Here  Tek Reklama Qe Ju Shfaqet Anash Faqes./> 

No comments:

Post a Comment