Na Ndihmoni Duke Klikuar Vetem 1 Here Ne Reklamen Qe Ju Shfaqet Me Poshte ....

Hulumtuesit japonezë kanë zbuluar se kur kapen dhe afrohen nga prindërit e tyre foshnjëve u ngadalësohet rrahja e zemrës dhe ata automatikisht relaksohen. Por ky proces dhe relacion foshnje prindër nuk ndodh dhe nuk është proces aq i thjesht. Përgjigjja në kujdesin e nënës ndaj fëmijës ndodh si një proces i koordinuar i përcjell edhe me procesin e sistemit nervor dhe rregullacionet kardiake. Studimi mund të ndihmojë prindërit të cilët kanë vështirësi në gjetjen apo përafrimin më foshnjat e tyre në mënyra të ndryshme thonë shkencëtarët.
Afërsia e nënës me foshnjën është mit në vete. Por në bazë të këtij studimi shkencëtarët kanë thënë se reagimi i këtillë i foshnjave dhe me afrimin dhe pjesëmarrjen edhe të babait në kujdesin ndaj fëmijës mund ta zvogëlojë barrën e nënës që nëpër kohë ka qenë akteri kryesor në përcjelljen dhe kujdesin e fëmijës gjatë gjithë kohës thotë, hulumtuesi i përfshirë në studim Dr. Kumi Kuroda nga Instituti i shkencave “Brain Riken” në Japoni.
Qetësimi i foshnjave dhe siguria e tyre që në lindje lidhet ngushtë me shqisën e të prekurit dhe aftësisë së perceptimit të lëvizjes së trupit. Edhe pse studimi si i tillë është bërë edhe tek gjitarët e tjerë si luanët,ketrat duke mos lënë anash edhe minjtë funksionimi i qetësimit tek të vegjlit e tyre ka qenë përafërsisht i njëjtë, çka jep të kuptojmë se ky hulumtim mund të jetë krucial për prindërit si për nënën ashtu edhe për babanë që ta kuptojnë më mirë procesin e rritjes sa më mirë të fëmijës së tyre..
Na Ndihmoni Duke Klikuar Vetem 1 Here Ne Reklamen Qe Ju Shfaqet Me Poshte ....
Na Ndihmoni Duke Klikuar Vetem 1 Here Ne Reklamen Qe Ju Shfaqet Me Poshte ....
No comments:
Post a Comment