Wednesday, April 24, 2013

Rita Ora, 1500 paund në ditë për trupin

"Rita synon te arrije një forme perfekte për stinën e verës dhe paraqitjet e saja promovuese te radhës..."

Burimi:

Albavipnews

Fansat do e përshkruanin atë si një yll me linja perfekte trupore, por megjithatë, sipas te përditshmes londineze "Daily Mirror", Rita Ora ka vizituar javën e kaluar, njërin nder kampet me rigoroze ne bote për tonifikim shpirtëror dhe fizik, kliniken "Viva Mayr" ne Austri, ku një nate mund te kushtoje deri 1500 paund.

"Rita synon te arrije një forme perfekte për stinën e verës dhe paraqitjet e saja promovuese te radhës...", një burim ka treguar.

Programi dietetik qe përfshinë edhe ushtrime te shumta fizike, është dizajnuar enkas për Ritën, dhe do jete ai qe ajo do ta përdor gjate tere jetës, për ta ndihmuar atë te qëndroj e rigjeneruar dhe ne forme perfekte.
 

No comments:

Post a Comment