
Aq më tepër që revista doli pothuajse në të njëjtën ditë që Arbana u shfaq për të prezantuar “Big Brother” dhe njerëzit nuk e kishin të vështirë për të bërë krahasimet. Në rrjetet e ndryshme sociale, fansa të ndryshëm të prezantueses thonin se nuk kishte nevojë ta ekzagjeronte kaq shumë me fotoshop-in, pasi në të vërtetë në atë foto ajo është totalisht e tjetërsuar, që nga forma e fytyrës, mollëzat e deri te hollimi i komplet imazhit të saj.
Tani ne nuk i kemi besuar asnjë fotoje të Arbanës që qarkullon në internet, por kemi publikuar një që e ka shkrepur vetë fotografi ynë rreth dy muaj më parë. Natyrisht që fotoja është krejtësisht e paprekur nga fotoshop-i. Po jua lëmë ju në dorë të gjykoni për ndryshimin mes këtyre dy imazheve që i përkasin të njëjtit person.
No comments:
Post a Comment