Wednesday, April 24, 2013

Pesëdhjetë Fakte Të Pabesueshme Për Tokën


23toka1
Para dy ditësh, në gjithë botën u shënua Dita e planetit Tokë, me qëllim të theksimit të rëndësisë së ruajtjes të ambientit jetësor dhe të vetë planetit. Ju sjellim  listën e 50 fakteve të pabesueshme mbi gjithësinë, atmosferën, detin e tokën, të hartuara nga Girafa Blog
Gjithësia
*150 miliardë ka qenë çmimi i ndërtimit të Stacionit ndërkombëtar të gjithësisë, që e bën objektin më të shtrenjtë në histori,
*6 miliardë kilometra është distanca më e largët nga është fotografuar Toka
*10 ditë është koha që Tardigradi, krijesa më rezistuese në botë, mund të kalojë në gjithësi
*2 minuta është koha që njeriu mund të kalojë në gjithësi i pambrojtur
*ndotja e madhe e ajrit në Kinë mund të shihet nga gjithësia, por s’mund të shihet Muri i madh Kinez
*Gjatë ditës kemi 24 orë – 23 orë, 56 minuta dhe 4 sekonda përbëjnë kohën e nevojshme që Toka të rrotullohet rreth boshtit të vet dhe kjo  quhet dita yjore
*38.000 objekte që i ka krijuar njeriu sillen rreth Tokës nga lancimi i Sputnjikut më 1957
*Toka ka sipërfaqe që është më e lëmuar se që është sfera për  lojën e sferave. Malet e larta dhe oqeanet e thella përbëjnë 1/5000 pjesë të perimetrit të Tokës
*NASA vlerëson se çdo ditë në Tokë bie një copë mbeturinë e gjithësisë
* Rreth Tokës në këtë moment ndodhen 22.000 objekte që i ka ndërtuar njeriu që kanë perimetër 10 centimetra e më shumë
Atmosfera
*100 tonelata meteoritë të vegjël, kryesisht fragmente pluhuri, çdo ditë hyjnë në atmosferën e Tokës
*Meteoriti më i madh që ka rënë ndonjëherë në Tokë nuk ka lënë krater pas veti, meqë meteori Hoba ishte petak, me siguri u refuzua nga toka si guri mbi sipërfaqen e ujit
*19 kilometra është lartësia në të cilën është e domosdoshme të mbahen rroba me presion. Nëse nuk mbahen rroba, uji fillon të vloj. Kjo lartësi quhet Limiti i Armstrongut
*Vrima e ozonit po ngushtohet. Më 2012 vrima në mbështellse ka qenë më e vogla në 10 vjet
*4.3 kuadrilionë dollarë është vlera e atmosfera nëse merret që një metër kub CO2 kushton 1.3 peni
*Tokën e godasin 8.6 milionë rrufe
*Dinosaurët kanë mundur të ekzistojnë vetëm pse atmosfera dikur kishte shumë më shumë oksigjen
 Deti
*Në Tokë 97 për qind e ujit është i njelmët  dhe vetëm 3 për qind i freskët
*Në Antarktik ka më shumë akull se ujë në Atlantik
*1 litër ujë deti përmban pjesën e 12 miliardët të një grami të arit
*90 për qind e mbeturinave në oqeanet botërore përbëhet nga plastika

No comments:

Post a Comment