Sunday, April 28, 2013

VIP-at e skenës respektojnë Ingrid Gjonin

Me siguri Paridi kur të rritet do ta vlerësojë si një nga kujtimet më të bukura ditëlindjen e tij të parë të organizuar nga prindërit e tij, Ingridi dhe Genti.

Burimi:

Panorama

Në një nga lokalet e Linzës, këngëtarja Gjoni ka mbledhur shumë miq dhe të afërm, duke organizuar një festë të madhe, aq sa shumë miq të saj e kanë shijuar sikur të ishte një dasmë. Atmosferën e kanë nxehur më shumë kolegët e saj, kryesisht këngëtarë të muzikës popullore, të cilët kanë performuar me radhë. Të ftuar ishin Valbona Mema, Valbona Halili, Ervin Bushati, Gena, Sinan Hoxha, Seldi Qalliu, Rezarta Shkurta, Çiljeta Xhilaga, Aurela Gaçe, Anjeza Branka, vëllezërit korçarë etj. Natyrisht në qendër të festës ishte protagonisti i saj, Paridi që mbushi 1 vjeç, të veshur me kostum kombëtar, ndërkohë që në hapje të festës është transmetuar një klip me momentet më të bukura që nga ardhja në jetë e të voglit. Ne i urojmë, edhe 100 vite të lumtura Paridit!
 

No comments:

Post a Comment