Thursday, April 25, 2013

(Foto) Humbi këmbën në atentatin e Boston-it, balerina:Do kërcej dhe vrapoj sërish!

(Foto) Humbi këmbën në atentatin e Boston-it, balerina:Do kërcej dhe vrapoj sërish! Humbi kemben ne atentatin gjate maratones ne Boston, por ajo eshte e vendosur per mesimdhenien ne kercim, ndersa u zotua se nuk do te lejonte qe terroristet te fitonin dhe u betua se do i rikthehej serish kercimit dhe vrapimit ne maratonen e viti qe vjen.Kjo eshte historia prekese e balerines 32 vjecare Adrianne Haslet-Davis, per te cilen kercimi eshte jeta e saj.”Kur kercej, nuk ndiej nevojen te bej asgje tjeter.Nuk mund te lejoj qe te rroristet te me vjedhin gjithe jeten time.Vitin tjeter kam ndermend te vrapoj ne maratone”-shprehet Adrianne.Ne momentin e shperthimit ishte ne krahe te te shoqit, ushtarak dhe kapiten ne Air Force.Cifti ishte afruar per te pare sa me afer maratonen, kur bomba e dyte shpertheu dhe I hodhi te dy ne pertoke.Ajo tregon se fillimisht mendoi se kishte marre vetem disa lendime, por kur e pa me vemendje e gjeti veten me kembe thuajse te keputur.I shoqi prej pak kohesh I kthyer nga afganistani perdori rripin e tij per ti lidhur kemben, me synim shmangien e hemorragjise.Sapo u transferua ne spital, lajmi per prerjen e kembes ju dha nga e ema:”E dashur kemben e majte nuk e ke me”. 32 vjecaren duket se dhimbja e ka beri me te forte pasi shprehet: ”Deshiroj vetem qe njerezit te dine se nga nje situate e cila mund te duket fundi i botes, mund te dilni edhe me te forte!

No comments:

Post a Comment