Sunday, April 28, 2013

Elena: Me Viganin s’kam patur marrëdhënie seksuale


Elena: Me Viganin s’kam patur marrëdhënie seksuale
“Ndjehem shumë më mirë. Lexova disa tituj gazetash dhe tani jam gati për të kthyer disa përgjigje që duhet t’i kisha kthyer dje”. Kështu e nisi fjalën e saj në Fan Club, Elena,  e eliminuara e kësaj jave nga vajza që la shtëpinë mbrëmjen e së shtunës. 

E para ku u ndal vajza 18-vjeçare ishte afrimiteti i saj me Viganin. Ajo tha se gjithcka është keqkuptuar jashtë dhe mohoi se ka patur marrëdhënies seksuale me të. “Nuk kam kryer marrëdhënie seksuale me Viganin por kemi fjetur vetëm gjumë. Nuk më kushtëzon lidhja ime me Endritin, por nuk e pranoj dicka që nuk është e vërtetë”, tha ajo.

Pyetjes se përse nuk fjetën vajza të tjera të shtëpisë me Viganin, Elena iu përgjigj se ajo ishte në qendër të lojës së tij. Vajza modele tha se nuk ka rënë asnjëherë pre e lajkave të Viganit, ndërsa u shpreh e penduar që iu largua shoqërisë me Elonën, Eldorën dhe Ilirin.

“Nëse do rikthehesha pas do isha munduar të njihesha me të gjithë banorët, jo të fokusohesha tek 1 apo 2 persona. Këtë problem e kam edhe jashtë. Kjo më ka penalizuar”, tha Elena.

Sa i përket përlotjes së Viganit në momentin e daljes së saj, Elena tha se nuk e kishte parë, por…”Vigani edhe nëse ka patur lotë, i ka patur lotë krokodili”.

Në studoi Elena u përball me një surprizë të këndshme. I dashuri i saj, Endrit Mërtiri i dorëzoi një buqetë me lule, të cilën Elena e quajti shenjë të besimit të tij tek ajo.

“Endriti më njeh dhe më vjen shumë mirë që ai më ka kuptuar”, tha ajo.

Sa i përket shoqërimit me banorët e tjerë të shtëpisë, Elena bëri hapa pas në shoqërinë e saj me Joanën. Nga jashtë ajo tha se Joana ishte e paqendrueshme dhe se bëhej xheloze për Anaidin, ndërkohë që rrefeu se kundrejt saj ka patur në një moment provokim nga ky i fundit.

“Shoqe aty brenda? Me Joanën u afrova kohët e fundit, por ishte e paqendrueshme. Më shprehej mua sikur nuk bëhej xheloze, por kur pashë titujt e gazetave…Në një moment më ka provokuar Anaidi, ka qenë një veprim tendencioz nga ana e tij. Joana bëhej keq edhe kur ne uleshim pranë”, tha Elena.

Elona shfaqi konsiderata për Eldorën dhe Elonën, ndërsa vlerësoi Shpendin për qendrimin e mbajtur aty brenda, por shprehu dyshimet e saj për të.

“Me Shpendin kam konsumuar biseda, por nuk mendoj që është personi që shitet aty brenda. Vlerësoj  Eldorën dhe Elonën që i kam shumë xhan”, tha ajo. 

No comments:

Post a Comment