Facebook teston nje menyre te re per dergimin e mesazheve

Kompania e ka testuar kete gje me punonjesit e saj duke i nxitur ata te dergojne mesazhe ndaj miqve te tyre on line, nderkohe qe disponueshmeria ne chat identifikohej nepermjet pikes me ngjyre jeshile, e quajtur zyrtarisht “pika e prezences”, e cila do te paraqitet ne krah te statusit te perditesuar ne faqen kryesore te Facebook-ut.
Ky opsion i shtuar do te mundesoje fillimin e bisedes nepermjet klikimit te pikes jeshile. Aktualisht opsioni po testohet vetem per versionin e kompjutereve desktop.
Mesazhi qe Facebook do te percjelle tek perdoruesit eshte shume i qarte: Mos harroni t’ju dergoni mesazhe miqve. Ata jane on line dhe te disponueshem.
Sigurisht interesi kryesor i kompanise ne zhvillimin e metejshem te ketij produkti ka te beje me nevojen e biznesit per te mbajtur anetaret e vet te lidhur.
Gjithashtu kjo do te ndihmonte Facebook te rifitonte vemendjen e adoleshenteve, e cila mesa duket eshte e perqendruar tek aplikacionet e pavarura te mesazheve qe po behen gjithnje e me teper te famshme. (PCWorld Albanian)
No comments:
Post a Comment